Të nderuara familje të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës!
Jeni të ftuar që nesër me 14 Dhjetor, nga ora 10:00, bashkë në sallën e Kuvendit Komunal të ndjekim seancën ku do të votohet formimi i Ushtrisë së Kosovës.
Pa kontributin tuaj të pashoq ne sot nuk do të gëzonim as lirinë, as shtetin e as ushtrinë, andaj kam dëshirë që këtë ditë historike ta ndajmë e përjetojmë bashkë!
Po ashtu, janë të ftuar të gjithë qytetarët e interesuar që të na bashkohen në këtë ditë të madhe për Kosovën.