leoni

FTESË PËR APLIKIM PËR GRANTE

Organizata joqeveritare “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës – IADK” është duke zbatuar projektin “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë. Ftohen fermerët nga Komuna e Skenderajt që të aplikojnë për përfitimin e granteve.       Përshkrimi i projektit:

IADK është duke zbatuar projektin “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“ të mbështetur nga donatori GIZ nga Gjermania. Në këtë projekt do të shpërndahen grante nga paketat e rekomanduara të bimëve mjekësore nga ekspertët e IADK-së

Të drejtë aplikimi kanë:

  • ​Fermerët e vegjël dhe të mesëm si dhe kompani të cilët janë të interesuar të merren me kultivimin ose janë në kultivim të BMA.

  • ​Fermerë të cilët kanë ide për të filluar apo zgjeruar kapacitetet prodhuese që gjenerojnë të ardhura afatgjate në ekonominë familjare nga BMA dhe bizneset.

  • ​Përparësi do të kenë familjet me nevojë nga zonat rurale me gjendje më të dobët ekonomike.

Kandidatët e interesuar mund t’i marrin aplikacionet në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit, me 1 maj shënon 35-vjetorin e Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj …