Ftesë për fermerët rahovecas për pjesëmarrje në prezantimin i cili ka për qëllim informimin për sigurime bujqësore

Të nderuar fermerë, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit, ju fton që të merrni pjesë në prezantim i cili ka për qëllim informimin tuaj lidhur me sigurimet bujqësore duke synuar rritjen e njohurive tuaja mbi sigurimet bujqësore. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi për të zhvilluar sistemin e sigurimit për prodhimtarinë bujqësore në Kosovë. Ky projekt është një nga hapat më të mëdhenj për avancimin e mëtutjeshëm të bujqësisë në vend. Informatat që do ju ofrohen në takim janë për sigurimet bujqësore, periudha e mbulimit, të drejtën për aplikim, dokumentimin etj. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi, i cili do të mbahet me datë: 08.03.2022.

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal Rahovec, Ora: 11:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …