Ftesë publike për organizatat, shoqëritë civile dhe qytetarët e komunës së Skenderajt  

Në kuadër të Thirrjes së Dytë Publike të komunës së Skenderajt për Organizatat e Shoqërisë Civile, për dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, që do të shpallet së shpejti, ftohen të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të interesuara dhe qytetarët që të marrin pjesë në Diskutimin Publik mbi prioritetet e propozuara nga ana e komunës së Skenderajt, të cilat korrespondojnë me planet zhvillimore të komunës dhe synojnë të jenë në përputhshmëri me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Të gjitha OSHC-të dhe qytetarët e interesuar, do të kenë mundësi të diskutojnë dhe shprehin mendimet e tyre mbi këto prioritete të propozuara, në kuadër të cilave do të hartohen kriteret dhe aplikacioni për thirrjen e dytë publike në kuadër të Programit ReLOaD2. Pos këtyre prioriteteve do të shtohen edhe prioritetet për rininë meqenëse ato do të vendosen si pjesë e veçantë në kuadër të kësaj thirrje. Diskutimi Publik do të mbahet më: 14 prill 2023 në Sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, me fillim nga ora 10:30.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …