Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit ka ftuar avokatin Gafurr Elshani. Ai ishte pjesëmarrës në luftë dhe njëri nga figurat më të rëndësishme të LPK-së dhe UÇK-së. Elshani është edhe autor i librit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botuar gjatë luftës. Ai gjithashtu është edhe këshilltar i selisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
