Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Komandanti i TMK-së, ish kryeministër i Kosovës, një kohë ministër i FSK-së, gjenerali, Agim Çeku është ftuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë. Lajmin e ka konfirmuar vet, gjeneral, Agim Çeku i cili ka bërë të ditur se në Hagë do të udhëtojë më 28 shtator. “Kam marrë ftesë në cilësinë e të dyshuarit. Do të paraqitem më 28 shtator”, ka thënë ai. Ftesa drejtuar gjeneral, Agim Çekut nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, vërteton më së mirë se qëllimi kryesor i saj nuk janë “individët e UÇK-së”, sikur thuhet me përbuzje, por vertebra e saj, kreu komandues i saj, kreu i cili korri fitore me ndihmën e NATO-s dhe çliroi Kosovën nga robëria fashiste serbe.
