Qeveria e Kosovës miraton ndarjen e pesë milion euro për sigurimin e polisave kufitare për bashkëatdhetarët

Fuat Ademaj: Nuk kam nevojë që nga buxheti i varfër i Kosovës të më paguhet sigurimi e gjyshes time t’ i ulet pensioni

Mërgimtari nga Kosova, Fuat Ademaj,  që jeton dhe punon  në Gjermani, i ka shkruar letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke thënë se nuk ka nevojë që shteti i Kosovës të paguajë sigurimin e tij.

E di shumë mirë gjendjen e bashkëvendasve të mi që jetojnë në Kosovë. Një pjesë e tyre jetojnë më asistencë sociale e pension të veteranit të luftës, më pagesa tmerrësisht të ulëta, që nuk garantojnë as ushqim minimal për të kaluar muajin.

 

Faleminderit Kryeminister Kurti, që mërgimtarëve po dëshiron të ua paguash policen kufitare, pasi që Kosova akoma nuk është pjesë e Kartonit të gjelber.

Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi.

A mos vallë gjyshes sime 92 vjeçare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro ?

Apo ndoshta edhe veteranëve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hater” mergimtarve?

Nese mendon që më këtë veprim, mund ta marrësh votën time, atëherë gabohesh.

Ne mërgimtarët vetëm japim për Kosovën, sepse atje kemi vendlindjen, prinderit, shtepitë e tokën. Në Kosovë kemi gjakun tonë.

Më këto mjete të ndara, nderto çerdhe e spitale, ndërto shkolla profesionale që të rinjët të pavarësohen.

Mua mos ma paguaj sigurimin, nuk ke nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI

BDI: PËR QEVERINË SHQIPTARËT JANË TË PADUKSHËM: ASNJË PËRFAQËSUES SHQIPTAR NË DELEGACIONIN NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

BDI e dënon ashpër vendimin e kryeministrit dhe të qeverisë për të realizuar një vizitë …