Zëvendës-kryetari i Turqisë, Fuat Oktay, ka bërë të ditur se të paktën 1.541 persona kanë humbur jetën dhe 9.733 të tjerë janë plagosur në dhjetë provinca turke si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën pjesën jugore të vendit, raporton Anadolu. Herët në mëngjesin e sotëm, një tërmet i fuqishëm 7.7 ballë me qendër në rrethin Pazarxhık tronditi qytetin Kahramanmaraş dhe preku rëndë disa provinca, përfshirë Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis. Më vonë pasdite, një tërmet tjetër 7.6 ballë sërish goditi qytetin Kahramanmaraş dhe këtë herë ishte me qendër në rrethin Elbistan. Oktay po ashtu tha se pati gjithsej 145 pasgoditje dhe se të paktën 3.741 ndërtesa u shembën nga dridhjet. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), në rajon është përcaktuar personel kërkim-shpëtimi i përbërë prej rreth 9.700 personash.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …