Pavarësisht sfidave në terrenin e vështirë, punimet në projektin e ndërtimit dhe funksionalizimit të rrjetit të ujërave fekale në fshatin Dejnë vazhdojnë me ritme të shpejta. Në këtë fazë, Komuna e Rahovecit njofton qytetarët se është në rrugën e duhur drejt përfundimit të këtij projekti.