Në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës zhvilloi punimet takimi i 14-të i Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë në të cilin u bisedua për situatën energjetike në rajon, sfidat dhe bashkëpunimi në të ardhmen. Gjatë punimeve të Këshillit, përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës njoftuan të pranishmit se ndonëse Kosova-Shqipëria kanë ndërtua një linjë interkonjeksioni 400 kilovotltëshe në mes tyre, funksionalizimi i saj po pamundësohet nga Serbia. Ata shtuan më tutje se që të bëhet i mundur operimi i kësaj linjë duhet që Sistemi i Transmetimit të Kosovës (KOSTT) të njihet nga ENSO-E, rrjeti evropian i transmetimit. Pra, të njihet ndarja e sistemit të transmetimit të Kosovës nga sistemi i transmetimit të Serbisë, çka është dhe pjesë e bisedimeve në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Pas shqetësimit të shprehur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë doli me vendim për hapjen e një çështjeje kundër Republikës së Serbisë për mospërmbushjen e kërkesave të Traktatit të Komunitetit të Energjisë duke i lënë 31 Dhjetorin 2016 si afat për të zgjidhur situatën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …