Funksionalizohet sistemi i ujësjellësit në fshatin Kryeshefc të Skenderajt

Është lëshuar në funksion ujësjellësi në fshatin Krushefc të Skenderajt, duke bërë të mundshme furnizimin me ujë të pijes banorët e këtij fshati, përkatësisht në rrjet të sistemit janë instaluar 100 shtëpi. Sipas Murat Mehmetit, zyrtar në Drejtorinë për Shërbime Publike të Komunës së Skenderajt, pas 3 muajve punë sistematike, ku është instaluar sistemi i gypave primar nga puset në fshatin fqinj, Polac, për të vazhduar më pas më instalimin individual të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, të enjten është finalizuar ky projekt, të cilin e ka mbështet Agjencioni për Zhvillim të Luksemburgut – Lux Dev. Mirëpo, në sistemin e ujësjellësit nuk janë kyçur edhe dy lagje të fshatit Kryeshefc, kjo për shkak të buxhetit të limituar, por edhe për shkak të konfiguracionit të lagjeve. Megjithëkëtë, mbetet që në një të ardhme shumë të afërt edhe këto dy lagje të përfshihen plotësisht në rrjetin e ujësjellësit, pasi mundësia për kyçje është më e lehtë tani më sistemin e instaluar të ujësjellësit në fshat.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …