Fuqitë më të rëndësishme të Kontinentit të Azisë janë takuar në një samit, në Dunshabe të Taxhikistanit, ku kanë folur folur për sigurinë në rajon dhe çështje të tjera rajonale e botërore. Afganistani ishte një nga pikat e diskutimit. Kina dhe Rusia i kanë kërkuar talebanëve të luftojnë terrorizmin dhe kanë fajësuar amerikanët për situatën e krijuar. Në gjeopolitikë nuk ka vakum, citojnë shpeshherë ekspertët e famshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare. Me largimin e amerikanëve nga Afganistani, ngjan se rolin kryesor për të ardhmen e këtij vendi e ka marrë Kina. Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologu i tij rus Sergey Lavrov fajësojnë Uashingtonin për situatën e krijuar në vendin aziatikoqendror. Në takimet e së premtes të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe Organizatës së Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Moska, të dy në Dunshabe të Taxhikistanit u fol për të ardhmen e Afganistanit dhe sfidat e tjera për rajonin e botën.
Me anë të një videokonference u bashkua në takimin e së premtes edhe presidenti Shi Xhin Ping. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhej t’i linte afganët që të merrnin fatet e vendit të tyre në duart e veta, dhe të respektonin sovranitetin e vendit. Shi Ping gjithashtu i kërkoi Afganistanit të godasë fort të gjitha grupet terroriste, sepse kështu do të parandalohej çdo kërcënim për kombet e tjera.