Fuqitë perëndimore reaguan me shpejtësi kundër vendimit të Rusisë për të njohur pavarësinë e dy republikave në Ukrainën Lindore

Fuqitë perëndimore reaguan me shpejtësi kundër vendimit të Rusisë për të njohur pavarësinë e dy republikave në Ukrainën Lindore

Fuqitë perëndimore reaguan me shpejtësi kundër vendimit të kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin  për të njohur pavarësinë e dy republikave të vetëshpallura në Ukrainën lindore dhe një dislokim të trupave në rajon, Ato kanë dënuar Moskën dhe kanë paralajmëruar  sanksione. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj sulmuan Rusinë gjatë një sesioni urgjent të Këshillit të Sigurimit të hënën, duke denoncuar njohjen nga Vladimir Putin të zonave të kontrolluara nga rebelët në Ukrainë dhe vendosjen e trupave si një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe “pretekst për luftë”. Duke iu drejtuar seancës, ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Grifild përçmoi pohimin e Putinit se trupat ruse do të merrnin një rol paqeruajtës në zonat Donetsk dhe Lugansk. “ Putin  i quan ata paqeruajtës. Ne e dimë se çfarë janë ata në të vërtetë”, ka thënë ajo. Ndërsa ambasadori i Ukrainës, këmbënguli që kufijtë e vendit të tij mbeten të pandryshueshëm,  pavarësisht veprimeve të Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …