Në një njoftim të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Skenderajt, thuhet se kjo drejtori ka shpallur thirrje publike, për fermerë të komunës, për sektorin e perimtarisë. Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Sokol Sallahu, në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë fermerët e Komunës së Skenderajt. Ai ka bërë të ditur se do të mbështeten 10 fermerë, me nga një serë prej 1 ari apo 100 m2. Të gjithë fermerët mund të marrin aplikacionin te Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në objektin e Komunës së Skenderajt, ndërsa afati i aplikimit është nga 15.08.2018 deri më 03.09.2018.