Komuna e Junikut në përputhje me kushtet e kontratës ka përmbyllur furnizimin me lëndë djegëse (dru për ngrohje) për shkollat në Komunën e Junikut.
Pas përmbylljes së procedurës së ofertës publike për furnizim me lëndë djegëse ka nisur furnizimi, proces që është monitoruar gjatë tërë kohës dhe është realizuar në përputhje të plotë me kriteret e kontratës.