Furnizohen me dru për ngrohje 40 familje skamnore në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se ka filluar shpërndarjen e drunjve për ngrohje për dyzetë (40) familje skamnore. Me këtë rast, kryetari Jashari ka falënderuar donatorët të cilët e kanë përkrahur këtë iniciativë.

“Kemi filluar shpërndarjen e drunjve për dyzet familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, që këta muaj të mbetur të dimrit, t’i kalojnë pa problemin e mungesës së drunjve për ngrohje. Falënderoj Shpëtim Arifin, Avdullah Lushtakun dhe Bedri Zejnullahun, si donatorë të kësaj ndihme të mirëseardhur, sidomos për 40 familje, ku secila prej tyre ka përfituar nga 3 metra kub drunj”, ka theksuar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …