leoni

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore”

Kryetari i  Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, në kuadër të fushatës “16 Ditë e Aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, fushatë kjo që ka për qëllim të fuqizojë veprimet për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, shprehet me këtë mesazh: “Dhuna ndaj grave dhe vajzave si e tillë duhet të dënohet dhe të luftohet duke parandaluar në çdo kusht! Më lejoni si Kryetar i Komunës t’ju bëj thirrje të sinqertë me mirëkuptim të gjithë juve, që të angazhohemi duke pasur zero tolerancë në dhunën në familje e në bazë gjinore”. Me rastin e shënimit të 25 Nëntorit Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Komuna e Deçanit organizon këto aktivitete: Institucionalizimi i mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje dhe mënyra  e funksionalizimit, që do të themelohet me datën 8 Dhjetor 2023. Emërimi i koordinatorit lokal që do të  koordinojë punën lehtësuese të mekanizmit. Hartimi i Strategjisë për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj grave dhe plani i veprimit 2023-2027. Një video spot me moton: ’’Dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet të dënohet, të luftohet dhe parandalohet me çdo kusht”. Ndriçimi me ngjyre të portokalltë duke vendosur “Kordelen e bardhë” në faqen zyrtare të komunës dhe faqen zyrtare të kryetarit të komunës prej datës 25 Nëntor deri me 10 Dhjetor 2023. Botimi i broshurës informuese me infrastrukturën ligjore që rregullon dhe përmirëson nivelin e sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe ri-integrimin e rasteve të dhunës në familje. Takime sensibilizuese dhe informuese për dhunën në familje dhe pasojat e dhunës me nxënës të shkollave të mesme dhe fillore.

May be an image of 1 person and text

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …