Komuna e Deçanit me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, organizon aktivitetet e mëposhtme:
• Miratimi nga Asambleja Komunale i Strategjisë për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave dhe Planin e Veprimit 2024-2027.
• Video spot me moton: “Dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet të dënohet, të luftohet dhe parandalohet me çdo kusht.”
• Ndriçimi me ngjyrë portokalli dhe vendosja e “Kordelës së Bardhë” në faqen zyrtare të komunës dhe në faqen zyrtare të kryetarit të komunës.
• Botimi i broshurës informuese, e cila përmban infrastrukturën ligjore që rregullon dhe përmirëson nivelin e sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe ri-integrimin e rasteve të dhunës në familje.
• Takime sensibilizuese dhe informuese për dhunën në familje dhe pasojat e saj me nxënës të shkollave të mesme dhe fillore.