Fushata e 9 shkurtit u karakterizua me ofendime e fyerje për gati një muaj rresht, veçmas nga Albin Kurti dhe partia e tij. Por këto fyerje e marrëzi pa pikë turpi e pa pikë etike, kulmuan natën e zgjedhjeve, kur pas rezultateve preliminare kryepari, Kurti në shenjë triumfi ndaj të tjerëve u shpërfaq me emocione të pakontrolluara. Në zgjedhjet e shkurtit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosja e Albin Kurtit doli e para, por për dallim nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Kurti doli me një qëndrim të ashpër ndaj atyre që u renditen me më pak vota se partia e tij. Kurti në një fjalim plot emocione dhe ndjenja gëzimi për triumfin e ri të Lëvizjes Vetëvendosje përmendi fjalën “hajvanët”. Ai madje këtë e përdori më saktë duke thënë “hajvanë e hajvanat”. Thoshin “Buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor’. Çfarë hajvanash. Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se në programin e tyre, çfarë hajvanash. Por, ka kaluar kohë e hajvanatit…”, pati thënë Kurti. Kjo fyerje e rëndë dhe marrëzishme, nuk mund të harrohet kurrë, as mund të shlyhet nga biografia e këtij njeriu, arrogant, i papërgjegjshëm dhe devijant.
