leoni

Shqipëria

Fushata e Gjykatës Speciale dhe e EULEX-it ndaj UÇK-së mund të shtrihet edhe në Shqipëri

Mediet në Shqipëri njoftojnë se fushata e Gjykatës Speciale dhe e EULEX-it ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj, mund të shtrihet edhe në Shqipëri. Duke u thirrur në burime diplomatike, mediet atje kanë alarmuar se arrestimet më të fundit te ish drejtuesve të lartë të UÇK-së në Kosovë janë vetëm fillimi një vale të gjatë arrestimesh, personash që do t’u duhet të përballen me pretendime për krime lufte. “Për aq kohë sa gjatë luftës shteti shqiptarë lejoi ngritjen e burgjeve të UÇK në territorin e vet nga ku është vërtetuar se kanë ndodhur krime, atëherë me të gjitha gjasat prokurorët special do ti shtrijnë arrestimet e personave përgjegjës në Shqipëri. Nëse prokurorët do të duan të arrestojnë edhe shtetas shqiptarë atëherë do të jemi përpara skenarit të detyrimit të Shqipërisë për të pranuar zgjerimin e veprimit të kësaj gjykate edhe në territorin e republikën së Shqipërisë, është cituar të ketë deklaruar një burim diplomatik.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …