Duke mbajtur kujdestari ditën e natën, për të lëvizur çdo fjalë që flitet e shkruhet kundër Kosovës e veçmas kundër kryetarit Hashim Thaçi, kundër të gjithë krerëve politikë e qeveritarë me prejardhje nga lufta e UÇK-së, Kompania Koha e “surrojve” ka zbuluar se kryetari Hashim Thaçi, paska shkelur rendin kushtetues, vetë Kushtetutën e Kosovës, për shkak se ka deklaruar se nëse BE-ja nuk na pranon, na refuzon edhe më tej sikur na ka refuzuar, nuk na mbetet tjetër veçse të bashkojmë hapësirën shqiptare. Kësaj kompanie të bijve e bijave të ambasadorit të Titos, Rexhail Surroj u ka penguar së tepërmi edhe deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka folur për mundësinë e bashkimit të shqiptarëve, nëse vazhdon injorimi i BE-së, për t’ i pranuar në radhët e veta. Kjo kompani iu ka bashkuar fushatës së egër të krerëve të Beogradit, të cilët janë çakërdisur nga deklaratat politike, hipotetike të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas kësaj logjike njëdimensionale të surrojve, pionierë të maksimës “Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga jote nuk largohemi” kushtetuta e Kosovës po u shkelka edhe me fjalë, me kumtesa dhe deklarata politike, që i referohen një kohe të ardhme, të pa paracaktuar. Frika e kësaj kompanie nga bashkimi i mundshëm i Kosovës më Shqipërinë, ia kalon frikës së Vuçiqit, Daçiqit, Sheshelit, Gjuriqit, Vulinit dhe krejt sojit të Milosheviqit. (Presidenti Hashim Thaçi ka sfiduar rendin kushtetues të Kosovës me deklaratën për bashkimin e shqiptarëve të rajonit. Kushtetuta ia ndalon Kosovës bashkimin me ndonjë shtet tjetër, shkruan sot Koha Ditore, 22. 4. 2017)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …