Sami Lushtaku

Fushatën kundër UÇK-së ka nisur Serbia, shërbimet ruse dhe Vetëvendosja, thotë ish komandanti i UÇK-së në Drenicë, Sami Lushtaku

Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, gjatë luftës, Sami Lushtaku, ka komentuar  një deklaratë të më hershme të ministrit aktual të Financave, Hekuran Murati në lidhje me veteranët e UÇK-së. Sami Lushtaku  ka thënë se kjo fushatë kundër UÇK-së ka nisur shumë  herët, nga Serbia e shërbimet ruse dhe Vetëvendosja. Domethënë janë tre mekanizma që në vazhdimësi e kanë luftuar UÇK-në. Prandaj nuk është befasi prej Hekuran Muratit dhe prej Albin Kurtit, i pres edhe prej një pjese të Vetëvendosjes  këto goditje. Unë mendoj që Kosova është çliruar  me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asnjë ushtar i UÇK-së nuk e ka besuar që do të shpëtonte gjallë. Kurrë, ama kurrë, ai që e ka kapë pushkën, por edhe një pjesë e qytetarëve që e kanë ndihmuar luftën nuk e kanë besuar që do të presim edhe  pavarësinë e ndërtimin e institucioneve tona”, ka thënë Lushtaku. Prandaj janë  të turpshme, mesazhet e Hekuran Muratit. Kjo që po ndodhë me veteranët është për mjerim. Këta po akuzojnë qeveritë e kaluara, po hajde tash kjo qeveri që ka ardhur le ta bën një hap minimum për këtë kategori të ndjeshme, ka thënë mes tjerash, Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …