leoni

Futbollisti, Enis Vila, me babanë e vet, Muhamet Vilën, vizituan kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma

Futbollisti, Enis Vila, me babanë e vet, Muhamet Vilën, vizituan kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma

Futbollisti me prejardhje nga Necavci i Hanit të Elezit, Enis Vila, i cili jeton në Gjermani, së bashku me babanë e vet, Muhamet Vilën, kanë vizituar kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Sumën. Kryetari Suma e ka përgëzuar Enisin i cili është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U19, të cilit i ka dëshiruar suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze me fanellën e Kosovës. Enis Vila së bashku me babën Muhametin e kanë falënderuar kryetarin Suma për pritjen dhe angazhimin e tij karshi kërkesave të qytetarëve të qytetit të tyre. Ai  i ka premtuar kryetarit Suma se do të jetë një përfaqësues i denjë i kësaj treve në reprezentacionin e Kosovës. Ditë më parë Enis Vila ka vizituar edhe Kompleksin Memorial në Prekaz, ku është pritur nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …