Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin, Albin Kurti i cili tha se arsimi në Kosovë ka prodhuar analfabetë të cilët tanimë punojnë si punëtorë krahu në Gjermani. Fyerja dhe përçmimi i kryeministrit drejtuar Diasporës sonë është akt i papranueshëm. Si deputet i Republikës së Kosovës, nuk e pranoj assesi që një kryeministër t’i ofendojë në këtë mënyrë bashkatdhetarët tanë. Kryeministër, fillimisht i mashtrove me polisën kufitare, për të cilën mandatin e parë u pagove, ndërsa këtë vit i detyrove të paguajnë, dhe nuk e largove siç pate premtuar. Falë tyre je kryeministër, dhe besoj se votat e tyre kësaj radhe do të ndëshkojnë, ka thënë mes tjerash, Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …