G7 summit or meeting concept. Row from flags of members of G7 group of seven and list of countries, 3d illustration

G-7: Lufta në Ukrainë po krijon krizë globale ushqimore dhe energjetike

Grupi i shtatë shteteve me ekonominë më të fuqishme në botë, i njohur si G-7, ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë po krijon krizë globale ushqimore dhe energjetike. Ato kanë alarmuar se si pasojë krizës ushqimore, miliona qytetar të shteteve të varfra mund të përballen me mungesë të ushqimit dhe kaplohen nga uria ekstreme. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka theksuar se deri në 50 milionë persona, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, do të përballen me urinë në muajt e ardhshëm nëse nuk gjenden mënyra për të zhbllokuar grurin ukrainas, i cili përbën një pjesë të konsiderueshme të furnizimit në mbarë botën. Ajo ka theksuar më tutje se nevojiten masa urgjente për të zhbllokuar rezervat e drithit që Rusia po i pengon të dalin nga Ukraina. Në deklaratat e lëshuara në fund të takimit tre-ditor thuhet se agresioni i Rusisë ka gjeneruar një nga krizat më të rënda të ushqimit dhe energjisë në historinë e dekadave të fundit e cila tani kërcënon ata që janë në pozitat më të brishta në të gjithë globin.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …