Ngricë, acar si çdo janar,
Jehoi zëri, nga ato shkrepa
Shkëndijë drite, në atë errësirë
Ju flet, K o s o v a e L i r ë !
Për herë të parë, ky zë shekujsh
Jehonë e pushkëve të lirisë
Është vet kënga e luftëtarëve
Në këtë pjesë të Shqipërisë!
Na u ndal fryma, nga gëzimi
Atë ditë në istikame
Ishte si një lloj vegimi
Si zë kënge, si zë gjëme!
Ish zë fëmije, nënave, motrave
Ish kushtrimi i luftëtarëve
Ishte zëri i gjithë epokave
Zëri i zemrës së çlirimtarëve
Ata tinguj, seç shpërndanin mjegullat e historisë
Mbi atdheun e përgjakur, ranë si rrezet e lirisë !
Ata tinguj që rrëqethin, plotë me ndjenja emocion
Nuk ka zemër shqiptari, që se ndjenë e nuk e do!
Atë ditë 4 janari, e kujtojmë sikur sot
U flet shqip, KOSOVA E LIRË !
Gjithë shqiptarëve nëpër botë !
- 2023