Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Gabriel Escobar: AKS-ja është obligim ligjor i Kosovës, askush nuk mund t’i shmanget kësaj përgjegjësie, qoftë një individ, apo një parti

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është obligim ligjor i Kosovës dhe askush  nuk mund t’i shmanget kësaj përgjegjësie. Asociacioni është obligim juridik ndërkombëtar i Kosovës, Serbisë dhe BE-së, që udhëhoqi procesin dhe ne vendosëm ta mbështesim. Ndaj nga ajo përgjegjësi nuk mund të shpëtojë një parti ose një individ”, tha Escobari, duke lënë të kuptohet se partia është Vetëvendosja, ndërsa individi, Albin Kurti. Escobari shtoi me këtë rast se ka dëgjuar propozime shumë konstruktive nga shoqëria civile, një grup multietnik që dëshiron të formohet si Asociacion, si dhe nga organizatat hulumtuese që propozuan se si Asociacioni mund të funksionojë pa rrezikuar funksionalitetin e Kosovës apo Kushtetutën dhe ligjet. Këta janë partnerët që unë do të filloj t’i kërkoj për të na ndihmuar të nxjerrim disa ide dhe të çmitizojmë dhe lehtësojmë frikën që njerëzit mund të kenë për zbatimin e asaj marrëveshjeje”, konfirmoi, emisari amerikan,   Gabriel Eskobar.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …