Gabriel Escobar: Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin, edhe pse ishte e vështirë për qeverinë dhe partinë e tij

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë për “Zërin e Amerikës” se Qeveria e Kosovës e ka pranuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, edhe pse këtë  e ka bërë me vështirësi të mëdha. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar ka deklaruar se kemi parë një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor. Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme, Ecobar, konstaton se tani ka mbetur vetëm që të përcaktohen korniza dhe parametrat  e Asociacionit dhe të pajtohemi me këto parametra. Në takimin e dy liderëve Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq në fillim të muajit maj, kërkoj të shohë një projekt-plan konkret të Kosovës për Asociacionin, ka saktësuar  mes tjerash, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …