Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Amerika e përkushtuar për sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës, nuk ka plane për tërheqjen e trupave

Zëvendës-ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, ke deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe momentalisht nuk ka plane për tërheqjen e trupave nga Forca e Kosovës. Përfundimisht, ne e shohim marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin eventual në BE si mjet për të siguruar sigurinë dhe prosperitetin rajonal”, ka deklaruar Escobar. Ndërsa sa i përket marrëveshjes finale, i dërguari i posaçëm i Presidentit Biden ka përsëritur qëndrimin e SHBA-ve se marrëveshja me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë. Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i normalizon marrëdhëniet Serbi-Kosovë, e përqendruar në njohjen reciproke”, tha Escobar për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …