Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Gabriel Escobar: Amerika nuk dëshiron që Asociacioni të jetë një lloj Republike Serbe, por duhet marrë për bazë ndonjë model evropian

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë raportuar në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan. Emisari Gabriel Escobar tha se Amerika  nuk dëshiron që Asociacioni të jetë një lloj Republike Serbe. Kosova duhet  të marrë për bazë ndonjë model evropian “që nuk shkel sovranitetin, funksionalitetin apo strukturën kushtetuese” të shtetit. Ne duam të shohim që Asociacioni të vendoset nën strukturën kosovare, që ata ta kontrollojnë atë, deklaroi Escobar. Ai tha se BE-ja  tanimë ka ofruar disa modele të tilla, që nuk e shkelin kushtetutshmërinë e shteteve. Escobar konsideron  se pesë shtetet e BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën, presin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë, ata nga Kosova presin që të zbatojë Asociacionin. Pa  Asociacionin Kosova nuk mund të lëvizë drejt integrimit evropian, saktësoi Escobar. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …