Gabriel Escobar: Amerikanët, Kosovës i kërkojnë ta themelojë Asociacionin, Serbisë të mos e destabilizojë Kosovën

Emisari amerikan  për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për sfidat aktuale të rajonit me të cilin është i ngarkuar. Ai shprehu shqetësimin për një “Ballkan të dy shpejtësive” ku vuri theksin te ndarja mes politikanëve pro perëndimorë dhe atyre që kanë orientime te faktorë tjerë. Te çështja për Kosovën e Serbinë, Escobar u fokusua te pika e Asociacionit si kyçe për të dalë nga ngërçi. Por, amerikanët kanë një kërkesë të rëndësishme për Serbinë. Emisari Escobar nuk pajtohet që ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi e kanë të nevojshme një qasje të re për të intensifikuar këtë proces. Ai thotë se qasjen e re duhet ta sjellin disa persona, që e kanë marrë përsipër dialogun, duke aluduar te kryeministri Albin Kurti. Escobar  potencoi kërkesat që aktualisht i ka Amerika  ndaj Kosovës e Serbisë për të dalë nga pozita e mospasjes së suksesit në Bruksel. Escobar thotë se detyra e Kosovës është e qartë – themelimi i Asociacionit. Serbisë tash për tash i kërkohet durimi dhe të mos e destabilizojë Kosovën. Duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit europian”, ka thënë Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …