Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe ai i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të hënën do të zhvillojnë një takim në selinë qendrore të NATO-s, në Bruksel. Emisarët Escobar dhe Lajçak do të priten në takim nga zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Geoana. Ata pritet të zhvillojnë edhe një takim tjetër jozyrtar në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Qëllimi i kësaj vizite nuk është bërë i ditur. Emisarët Escobar dhe Lajçak do të marrin pjesë gjithashtu në një takim jozyrtar të Këshillit të Atlantikut Verior”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …