I Dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, pas vizitës në Kosovë sot qëndrojnë në Beograd

Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak kanë folur me shqetësime për situatën në veri të Kosovës

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për situatën në veri të Kosovës. Escobar ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara, pasi që ajo që po ndodh në veri ka potencial për t’u shndërruar në një konfrontim rajonal. Prandaj ne po mbështesim shumë përpjekjen evropiane. Aspiratat e vendeve janë për t’u bërë pjesë e Evropës. Si përkrahës kryesor të Kosovës, ne duam ta shohim pjesë të NATO,-s BE-së”, ka thënë Escobar. Në hyrje të një interviste për Atlantic Council ka folur edhe Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se fakti që janë në një intervistë të tillë bashkë tregon se Uashingtoni dhe Brukseli janë bashkë. Lajcak ka thënë se po qëndron në Washington për të pasur një seri takimesh dhe për të diskutuar hapat e radhës. Fakti që jemi këtu bashkë, tregon që po punojmë bashkë BE dhe SHBA. Jam këtu për të pasur një seri takimesh me partnerët këtu, sepse situata është mjaft kritike, dhe kemi nevojë për të diskutuar hapat e radhës. Situata është e tensionuar, s’kam pse e fsheh”, ka thënë Lajcak.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …