Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Gabriel Escobar, do të mbajë sot një konferencë për medie ku do të flasë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Zëvendës-ndihmës-sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, do të mbajë sot një konferencë për medie ku do të flasë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Escobar do të diskutojë qëllimet e Departamentit Amerikan të Shtetit  në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Ai do të ndajë perspektivat nga takimet e tij në Bruksel dhe se si Shtetet e Bashkuara po punojnë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë për të thelluar integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin rajonal”, është thënë në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shteti. Ky deklarim për medie i Escobarit i paraprin vizitës së tij në Kosovë këtë javë. Nga data 10-18 mars , përveç Kosovës, ai do të qëndrojë edhe në Belgjikë, Austri dhe në  Mal të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …