Gjatë takimit të mbrëmshëm të emisarëve, Gabriel Eskobar dhe Mirosllav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti u tha se: qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog, ishin tri kërkesat e tyre kryesore. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti deklaruar se e kanë prezantuar një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira, tha Lajçaku, pas takimit trepalësh mbrëmjen e 5 qershorit. Ai tha se është në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë të komunave legjitimë dhe që përfaqësojnë qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …