I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot në Mitrovicën e Veriut po bisedojnë me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri: Millan Radojeviq, Dragisha Milloviq, Zoran Todiq dhe Sërgjan Vulloviq. Në takim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Përfaqësuesit e serbëve nga katër komunat e veriut të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – miratuan të mërkurën një deklaratë, përmes së cilës, paralajmëruan braktisjen e mundshme të institucioneve të Kosovës, nëse nuk gjendet zgjidhje për targat dhe dokumentet për hyrje dalje. Pas takimeve me krerët e institucioneve të Kosovës, dhe qëndrimit në Mitrovicën e veriut emisarët për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, do të udhëtojnë për në Serbi për t’u takuar me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq. Takimi trepalësh është planifikuar nga ora 17:30, derisa Vuçiq nga ora 17:00 do ta takojë ndaras Lajçakun, raportojnë mediet serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …