Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë njëra nga temat, të cilat priten të diskutohen nga Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Gabriel Escobar e Mirosllav Lajçak, vizitojnë Kosovën e Serbinë, për të nxitur palët në vazhdimin e bisedimeve

Radio-Evropa e Lirë bëri të ditur se emisari  amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin.  Escobari dhe Lajçaku do të qëndrojnë të martën në Prishtinë. Sipas këtyre burimeve, ata do të bëjnë përpjekje për të bindur palët që të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës, si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe. Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk kanë arritur marrëveshje për këto çështje. Megjithatë burimet e BE-së kanë thënë se “do ta vazhdojnë punën intensive në kërkim të zgjidhjes” dhe se “derisa të mos arrihet zgjidhja, nuk do ta konsiderojnë këtë rund të dialogut si të përfunduar”.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …