Diplomati amerikan, Gabriel Escobar, i cili është edhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor e ka quajtur të trishtueshme situatën në të cilën është përfshirë së fundmi Partia Demokratike. Ai duke folur për revistën greke, To Vima, pasi ka renditur shqetësimet në Ballkan, është ndalur në trazirën e PD-së, për të cilën tha se nuk duhet të ishte përfshirë në një përçarje të tillë. Sipas tij, PD-ja, por edhe populli shqiptar duhet të refuzojnë të shkuarën e Sali Berishës, në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqija”. Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …