I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë qëndrimit të tij në Bosnje dhe Hercegovinë, ka bërë homazhe në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës, nga ku ka garantuar se Amerika kurrë do t’i harrojë viktimat e gjenocidit të kryera nga forcat serbe në vitin 1995. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të harrojnë asnjëherë dhe do të vazhdojnë të mbështesin të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë të zhdukurit dhe që kërkojnë të marrin përgjigje, ata të cilët ofrojnë mbështetje për të mbijetuarit dhe kërkojnë drejtësi për mizoritë e kryera, ka thënë Escobar. Qendra Përkujtimore e Srebrenicës ka publikuar një raport, i cili ofron një pasqyrë të qartë të mohuesve sistematikë të gjenocidit, të cilët minimizojnë, relativizojnë ose shtrembërojnë faktet rreth gjenocidit në Srebrenicë, atje ku forcat serbe të udhëhequra nga krimineli serb Ratko Mlladiq, masakruan rreth 8 mijë myslimanë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …