Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Ia kemi bërë të qartë Qeverisë së Kosovës, se për arritur deri te njohja reciproke me Serbinë, duhet të bëjë kompromise

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është cituar të ketë deklaruar se Uashingtoni zyrtar ia kanë bërë të qartë Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, se për të arritur deri te njohja reciproke me Serbinë, duhet të bëjë kompromise. Duke folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Escobar tha se ky proces nuk është për statusin e Kosovës, por për njohjen e ndërsjellë. Ne kemi qenë shumë të qartë me Qeverinë e Kosovës se ne presim që ata të angazhohen plotësisht në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe t’i shohin ato si negociata të vërteta për të arritur qëllimin kryesor të tyre që është njohja e ndërsjellë me Serbinë, njohja nga pesë shtetet e BE-së, dhe anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare që ata duan të anëtarësohen. Kjo do të kërkojë kompromis dhe ne kemi qenë shumë të qartë. Ambasadori ynë i ri, Jeffery Hovenier e ka bërë këtë shumë të qartë gjatë takimeve të tij të para me Qeverinë Kurti dhe ai do të vazhdojë ta bëjë këtë dhe ne do të vazhdojmë që ta mbështesim atë”, tha Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …