Gabriel Escobar, ka deklaruar para gazetarëve në Beograd se Qeverisë së Kosovës nuk iu ka vendosur ultimatum, por po pret përgjigje

Gabriel Escobar, ka deklaruar para gazetarëve në Beograd se Qeverisë së Kosovës nuk iu ka vendosur ultimatum, por po pret përgjigje

Emisari amerikan, Gabriel Escobar,  ka deklaruar para gazetarëve, në Beograd,  se Qeverisë së Kosovës nuk iu ka vendosur ultimatum  për t’i kthyer përgjigje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian,  në lidhje me kërkesat e tyre për shtendosjen  e situatës në veri. Por Eskobar ka sqaruar  se të premten do t’i raportojë Shtëpisë së Bardhë dhe aty do të merren disa vendime për të ecur përpara. Çështja kryesore për të cilën Escobar është pyetur në këtë konferencë për medie, ishte ajo rreth raportimeve për një afat të vendosur ndaj Qeverisë së Kosovës.  Escobar, tha se situata në veri të Kosovës duhet të shtendoset menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja. Kryetarët shqiptarë nuk duhet t’i shfrytëzojnë ndërtesat komunale, Policia e Kosovës duhet të tërhiqet nga zona përreth këtyre ndërtesave dhe protestuesit duhet të largohen. Shpresojmë të ketë zgjedhje të reja dhe ne duam që serbët të marrin pjesë në to pa parakushte”, tha ai, për gazetarët në Beograd, ku udhëtoi bashkë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …