Kryeministri Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit, në Greqi, u takuaa me diplomatin amerikan, Gabriel Eskobar

Gabriel Escobar, ka kërkuar nga kryeministri, Kurti, që të mos humbasë kohë në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që të mos humbasë kohë në rrugë për  integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në intervistën për një medium serb, në Amerikë, Escobari ka thënë se Ukraina mund të anëtarësohet në BE para shteteve të Ballkanit Perëndimor. I pyetur se cili është mesazhi juaj për Kurtin, Escobari ka thënë: I lutëm mos humb kohë. Procesi i zgjerimit të BE-së aktualisht është real dhe ka shumë presion për integrimin e Ukrainës. Prandaj, unë mendoj se kur zgjerimi të ndodhë, do të doja të shihja të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara. Por nëse nuk ecin, Ukraina megjithatë mund të ecë. Prandaj, nuk dua të humbasë më shumë kohë në diskutime teknike të sekuencimit sepse, siç kam thënë më parë, Asociacioni është detyrim ligjërisht i obligueshëm. Duhet të ndodhë”, ka thënë Escobari. Nëse Kryeministri i një vendi me një milion e gjysmë banorë mund të jetë ai që do t’i diktojë kushtet një komuniteti transatlantik prej 700 milionë banorësh, mendoj se duhet të ketë pak realizëm në këtë marrëdhënie. Kështu që unë shpresoj se ne mund ta kthejmë Kosovën në një vend më pragmatik dhe më real.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …