Pas takimit që pati me kryeministrin Kurti, emisari amerikan, Gabriel Escobar ka paralajmëruar se të martën, në javën e ardhshme do të ketë dialog ndërmjet Kosovës e Serbisë. Escobar shpreson që Qeveria të jetë fleksibile sa I përket diskutimit për çështjen e dinarit të cilën e quajti emergjence humanitare. Do të vazhdojmë në këtë çështje, por është çështje emergjente humanitare që duhet menjëherë të adresohet. Dhe shpresoj që qeveria të jetë e përgatitur të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të marten”, tha ai. Albin Kurti si dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë disa herë kanë thënë se dinari s’mund dhe s’do të diskutohet në dialog, pasi ky është një vendim i organit të pavarur siç është BQK-ja. Edhe në takimin e fundit, në Bruksel. delegacionin e Kosovës e udhëhoqi guvernatori i Bankës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …