Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë as të mira e as të këqija, janë të ndërlikuara

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Eskobar ka deklaruar se marrëdhëniet e Uashingtonit me Beogradin janë të ndërlikuara. Ajo që i ndërlikon këto marrëdhënie ndoshta sugjerohet më së miri nga çështjet kryesore të hapura,  që janë shfaqur sërish në marrëdhëniet midis Uashingtonit zyrtar dhe Beogradit, të cilat, së bashku me angazhimin më të fortë të SHBA-së në Ballkan, të nisur nën administrimin e Presidentit të ri Joe Biden. Bashkëbiseduesit e Euronews Serbia, të cilët folën për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, theksuan katër çështje të hapura, të cilat janë kryesisht të ndërthurura – çështjen e lidhjes së SHBA-së dhe BE-së në veprim në rajon, të cilën vetë Escobar e theksoi qartë, duke thënë se Serbia ka mbështetjen e SHBA-ve, përderisa është në rrugën evropiane, çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën që dalin prej saj, dhe në fund, zgjidhja e çështjes së vëllezërve të vrarë Bytyçi, si pikë dypalëshe, për të cilën Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur për një kohë të gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …