Emisari amerikan, Gabriel Escobar, i autorizuar lidhur me politikën amerikane ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në Departamentin e Shtetit, rikonfirmon se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është qëndrim i pandryshueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Politika jonë ka qenë shumë e qartë. Ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të normalizuar marrëdhëniet. Për ne, njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar, i rëndësishëm. Ne mendojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet të njohin njëri-tjetrin, duhet të reduktojnë barrierat për tregtinë, duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e disa prej problemeve të pazgjidhura të mbetura nga vitet ’90 dhe të ecin përpara drejt integrimit evropian. Escobar e ka vlerësuar planin franko-gjerman si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve Kosovës Serbi.Para së gjithash, ne mendojmë se dialogu ka një plan të mirë. Ne mendojmë se tani propozimi franko-gjerman, të cilin ne e mbështesim ishte një hap i rëndësishëm në normalizimin, por ka mjaft fusha që ekzistojnë brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbeten të paplotësuara. Një nga më të rëndësishmet është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, tha ai për “The Pavlovic Today”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …