Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, beson se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet qëllimi duke vënë në dukje se ka parë reagime pozitive ndaj propozimit aktual të bashkësisë ndërkombëtare nga të dyja palët. Gazeta kroate, Vijesti, shkruan se gjatë vizitës së tij në Kroaci, Escobar vuri në dukje se nuk i përshtatet Evropës të mbajë një konflikt të ngrirë brenda kufijve të saj. Ne jemi ende në fillim. Por unë shoh disa reagime pozitive nga Kosova dhe Serbia. Realiteti është se në krizën aktuale nuk është një ide e mirë që Evropa të mbajë një konflikt të ngrirë brenda kufijve të saj. Ne po e përdorim këtë propozim si një platformë për të gjetur një zgjidhje që do të funksiononte për të dy vendet. Dhe këto janë zgjidhje që hapin rrugën euroatlantike, mbrojnë komunitetet pakicë dhe hapin vërtet mundësi për lidhje ekonomike. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ka arsye për optimizëm, tha ai. Duke folur për reagimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me propozimin për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se edhe politikanët në Prishtinë kanë shqetësime, por do të arrihet një marrëveshje. Mendoj se kemi ende punë për të bërë, por besoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Kosova ka mbështetjen e plotë të Amerikës është një partner i mirë dhe nuk shoh asnjë dyshim. Unë mendoj se do të arrijmë atë që duam”, ka saktësuar Escobar për mediet në Kroaci.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …