Gabriel Escobar

Gabriel Escobar, pas takimit me autoritetet e Bosnjës deklaron se në këtë vend ballkanik nuk do të këtë luftë

Zëvendës-ndihmës-Sekretari amerikan  Shtetit për Evropën e Euroazinë, dhe i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë me dije se nuk do të këtë luftë në Bosnje. Pas takimit me liderët politik të këtij vendi, ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme për të cilën janë pajtuar të gjithë është  dakordimi  që nuk do të ketë luftë dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm që kemi. Nuk është një mesazh që do ta dëgjoni vetëm nga ata liderë që takova sot, është një mesazh që do ta dëgjoni edhe nga liderët e tjerë nga rajoni”, ka deklaruar Escobar para gazetarëve. Sipas tij, gjëja e dytë që ka shkuar për ta diskutuar në Bosnjë është potenciali i jashtëzakonshëm ekonomik që e ka Ballkani, duke theksuar se ky rajon është pjesa me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë për momentin dhe shkak të kësaj rritjeje të madhe në rajon, arsyeja është se Evropa do të ketë nevojë për ju”, ka deklaruar Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …