leoni

Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Serbia duhet të largohet nga konstatimi se Kosova është Serbi

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Serbia duhet të largohet nga konstatimi që Kosova është Serbi. Escobar   ka shtuar se Kosova dhe Serbia e kanë një të ardhme të përbashkët e cila po largohet nga problemet e viteve 1990 dhe që të dy shtetet po shkojnë drejt mundësive të shekullit 21. “Mendoj se duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi dhe të shkojmë drejt narrativës se Kosova dhe Serbia janë Evropë. Dhe kështu, ju keni një të ardhme të përbashkët që po largohet me shpejtësi nga problemet e viteve 1990 dhe po shkon shpejt drejt mundësive të shekullit të 21-të”, tha Escobar për mediat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …