Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Të mos dërgohen njësi speciale në një vend ku ka KFOR dhe ku nuk ka nevojë për këtë veprim

Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga retorika e dëmshme, të diskutojnë çështjen e targave në Bruksel dhe të mos militarizojnë situatën aktuale në kufi, tha për Zërin e Amerikës Gabriel Escobar. Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i dërguari i ri i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimo, Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga retorika e dëmshme, të diskutojnë çështjen e targave në Bruksel dhe të mos militarizojnë situatën aktuale në kufi. Escobar,thotë se SHBA-ja është e angazhuar intensivisht me partnerët evropianë për shkak të rritjes së tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës dhe shpreson për përparim javën e ardhshme.  Megjithatë, unë mendoj se detyra e të dyja palëve nuk është që të militarizohet kjo çështje, të mos dërgohen njësi speciale në një vend ku ka KFOR dhe ku nuk ka nevojë për këtë. Pra, sa i përket çështjes së targave, do të donim të shihnim njëfarë përparimi në Bruksel në shtatë ditët e ardhshme”, thotë Escobari në një bisedë për shërbimin ballkanik të Zërit të Amerikës, e cila u zhvillua nga drejtuesi i shërbimit shqiptar, Arben Xhixho.

Kontrolloni gjithashtu

Richard Grenell

Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale

Emisari i kryetarit amerikan Donald  Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …