leoni

Gabriel Escobar thotë se nuk po shihet gatishmëria e Kosovës dhe Serbisë për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit

Gabriel Escobar thotë se nuk po shihet gatishmëria e Kosovës dhe Serbisë për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të martën se nuk sheh gatishmëri të Kosovës dhe Serbisë për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, ndonëse ajo, sipas tij, ofron mundësi të jashtëzakonshme për të dyja vendet. Ai i ka bërë këto deklarata para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, teksa ka diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj këtij rajoni. “Ne kemi tentuar vazhdimisht t’i shtyjmë të dyja palët që të veprojnë, dhe në kthim kemi parë disa seri të përshkallëzimit të situatës. Pozicioni ynë është se marrëveshja do të mund të zbatohej menjëherë pas arritjes së pajtueshmërisë. Secila palë është dashur të hartojë rrugën sesi do ta zbatonte atë”, ka thënë ai. Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri, në shkurt të këtij viti në Bruksel, për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Më pas, në mars, në Ohër janë pajtuar për ankesin e zbatimit të marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …